Kolegji: Numërim i të gjitha votave të kontestuara

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të numërohen të gjitha kutitë me votat e kontestuara.
Me vendimin e dhënë pak pas mesnate Kolegji Zgjedhor detyron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të numërojë të 386 kutitë me fletët e kontestuara të cilat pritet të përcaktojnë edhe fituesin në Tiranë.
Ky vendim i Kolegjit do të sjellë hapjen e të gjitha kutive ku ka shënime nga ana e komisionerëve për fletë të kontestuara dhe rezultati i tyre do t`i bashkangjitet rezultatit të deritanishëm që ka publikuar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Në bazë të vendimit të Kolegjit, KQZ nuk do të numërojë vetëm votat e vlefshme për kryetar bashkie në Tiranë, por edhe ato për kryetarët e njësive apo këshillat bashkiak.
Ndërkohë Kolegji rrëzoi kërkesën e PS-së për rezultatin e 117 kutive të hapura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas datës 14 maj, ku numri i votave ishte më i madh se numri i personave që kishin votuar.