Manjola Konini jashtë finales

Manjola Konini nuk ka mundur të kualifikohet për në finalen e pistoletës me armë zjarri të shpejtë në distancën prej 25 metrash. Gjithçka po ndodh në Lojërat Olimpike Europiane, të cilat janë duke ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në kualifikuese, Konini zuri vendin e 35-të me 271 pikë.
Në finale, e cila është zhvilluar të hënën në mesditë, u kualifikuan 8 qitëse të ndara në dy grupe. Korakaki e Greqisë, Kostandinova e Bullgarisë, Saluikvadze e Gjeorgjisë dhe Venekamp e Gjermanisë u kualifikuan më tej. Dhe në përfundim Korakaki fitoi medaljen e artë. Kostandinova ishte e argjendtë dhe Venekamp e bronztë.
Sa i përket sportistëve shqiptarë, Beqiri ka avancuar në boks, ndërsa ka mbetur për t’u konkurruar në skermë dhe teqboll. E megjithatë, teksa ka mbetur thuajse një javë nga përfundimi i Lojërave Olimpike Europiane, dy medaljet e arta të Luiza Gegës dhe Alvin Karaqi janë krenari për sportin shqiptar.