Manuel Pelegrini pranë Realit
Madrid - Manuel Pelegrini është një nga emrat më të përfolur aktualisht në Evropë për merkaton e trajnerëve. Florentino Perez mendon të rikthejë “Realin Galaktik” me teknikun kilen në krye të skuadrës. Prestigjiozja “Marca” publikon se firma e Realit me Pelegrinin është çështje orësh. Sipas kësaj gazete, tekniku i njohur në kampionatin spanjoll do të nënshkruajë për dy sezone.
Aktualisht Manuel Pelegrini është në kontratë me klubin e Vilarealit, por këta të fundit mund ta lëshojnë për një shifër prej 4 milionë eurosh.
Aktualisht Manuel Pelegrini është në kontratë me klubin e Vilarealit, por këta të fundit mund ta lëshojnë për një shifër prej 4 milionë eurosh.