E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano debuton me gol në Brazil

Debutim i jashtëzakonshëm për Adrianon, që feston kthimin te Flamengo me një gol deçiziv me kokë. Sulmuesi brazilian shënoi golin e dytë që i lejoi ekipit të fitonte 2-1 ndaj Atletiko Paranaense në Marakanà para 70 mijë spektatorëve të ardhur në stadium për të shikuar nga afër rikthimin e perandorit. Me bluzën kuqezi (të Flamengos!) numër 29, ashtu si tetë vjet më parë, ish sulmuesi i Interit deklaroi: "Kisha nevojë të vija fillimisht në shtëpi, të qëndroja pranë familjes e të thithja ajrin e Rios, për të rifilluar një jetë nga e para. Golin ia dedikoj gjyshes sime”, deklaroi braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›