Manuela Arcuri, puthje pikante në plazh
Skena të nxehta, përkëdhelje e puthje erotike me të dashurin e saj Ezio, e më pas një puthje vërtet të nxehtë në bark nga mikja e saj e zemrës Francesca. Këto janë imazhet që kanë kapur paparacët nga pushimet e modeles dhe aktores italiane Manuela Arcuri. Lajmi i publikuar në faqet e internetit të Tgcom.it tregon se që në kohët e Montanos, Manuela Arcuri nuk ishte kapur në skena në tilla, kaq të nxehta e kaq të hapura për paparacët.
E nxehtë është sidomos skena kur mikja e zemrës së Arcurit, Francesca Lana i dhuron aktores një puthje dhe ledhatime te barku. Pas mbarimit të “lojërave të ndaluara” me të dashurin, Ezio, Manuela puthet nga mikja e saj. “Manuela është familja ime. Njeriu më i dashur për mua. Nesër mund të kem një burrë dhe fëmijë, por fitorja ime është një tjetër, të kem Manuelën përgjithmonë përkrah meje” – thotë Francesca. Të dyja mikeshat janë aq të pandara bashkë sa mamaja e Arcurit i thërret “Paola e Chiara”. Ato janë njohur në vitin 2005 dhe që atëherë nuk janë ndarë asnjë moment. “Jemi dhe gjithmonë do të mbetemi dy trupa e një shpirt” – thonë ato, ndërkohë që në shtator pritet të marrin një shtëpi në Romë, ku do të jetojnë sëbashku. Francesca gjithashtu thotë: “Manuela po jeton çaste të lumtura me të dashurin, por edhe nëse kjo histori nuk do t’i ecë për mirë ajo mund të mbështetet gjithmonë në supet e një mikeje. Gojët e këqija kanë nisur të shpifin e të thonë sikur mes nesh ka nisur një lidhje tepër e nxehtë, madje edhe e rrezikshme, por nuk është kështu. Fundja, le t’i lëmë të flasin derisa të lodhem.”
E dashura e Ronaldos, fotografohet pa sutjena
Maria Beatriz, e fejuara e futbollistit Ronaldo është kapur kësaj here nga paparacët duke bërë banjëdielli me gjoksin e zbuluar. Pushime në liri të plotë për Maria Beatriz. Ajo është shtatzënë prej disa muajsh dhe tashmë në bordin e një jahti shijon pushimet dhe sfilon me pjesën e sipërme të trupit pa bikini, e cila duket mrekullisht mirë. Mesa duket shtatzania nuk e ka marrë para duke e deformuar apo dëmtuar bukurinë e Maria Beatriz, e cila ruan një formë të mirë ndryshe nga Ronaldoja që edhe pse larg saj e kampeve të futbollit në stërvitje ka vënë disa kile mbipeshë.
Bia duket vërtet në formë të shkëlqyer. Brazilianja simpatike vesh kostume seksi dhe pëlqen të shëtisë me barkë duke bërë banjëdielli. Teksa paparacët e kanë kapur në foto me gjoksin jashtë, me një gjest të vrullshëm e të papritur ajo i ka flakur tej gjoksmbajtëset, e më pas nisi të përhapë me ngadalë kremin solar mbi lëkurën e saj. Pas gjoksit të bëshëm të shfaqur në të gjitha kopertinat nga shoqja portugeze e Ronaldos, Nereida Gallardo, ja edhe Bia, e cila nuk i lë asgjë mangut, apo për të pasur zili asaj, me këtë formë të shfaqur së fundi. Tgcom.it komenton se “Ronaldoja duhet të marrë shembull nga e shoqja që edhe pse është me barrë ruan formë të shkëlqyer, sepse do të ishte një turp për të, e një figurë shumë e keqe, nëse “fenomeni” vazhdon që të jetë mbipeshë edhe pse stërvitet dhe mban dietë.”
Humor
S’dua fëmijë
Shkon njëri tek mjeku dhe i kërkon ndihmë:
-Doktor nuk dua të bëj fëmijë, prandaj dua të më ndihmosh.
-Ç`të të them unë?- ia kthen mjeku, ndonjë ilaç për këtë punë nuk kemi, por duhet t`i nënshtrohesh një operacioni.
-Epo mirë, po pranoj, -thotë burri.
Me të thënë e me të bërë. Futet burri në sallën e operacionit dhe mjeku i heq kokërr. Mbas ca kohësh, burri krejt i shfrenuar, bëri dashuri me gruan dhe mbas nëntë muajsh u bë prapë një fëmijë. Atëherë burri i nevrikosur, shkon tek mjeku dhe i thotë:
-Ç`më bëre kështu doktor? Mua përsëri më lindi fëmijë.
-Unë ta hoqa njërën kokërr, e tani po të heqim edhe tjetrën dhe të jesh i qetë.
Bëhet operacioni dhe brri largohet, por pas nëntë muajsh gruaja e tij prapë lind një tjetër fëmijë…
I inatosur në kulm shkon burri tek doktori:
-Doktor, pas operimit të dytë më thatë se s’kish shance të bëja fëmijë, çfarë doktori kot jeni ju?! Gruaja prapë më lindi.
-Fëmijët dhe gruan i paç me jetë, po unë nuk do t’ua heq kokrrat të gjithë burrave të fshatit… - përgjigjet doktori.
Horoskop
Dashi
Hëna ju mbështet fuqishëm edhe sot ndaj shfrytëzoni rastin për të bërë njohje të reja ose për të paraqitur ndonjë projekt të rëndësishëm.
Demi
Një dhuratë e papritur do t’iu trondisë dhe gëzojë njëherësh. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi është që, më në fund, punët po ecin siç e prisnit.
Binjakët
Mërkuri dhe Marsi dashakeqës ndaj shenjës suaj bëjnë që të jeni nervozë dhe pa humor. Shmangni çdo debat me eprorët edhe nëse keni të drejtë.
Gaforrja
Asgjë e re në horizont! Yjet dhe Hëna as nuk ju mbështesin por as nuk ju kanë braktisur. Dita do të ecën në mënyrën më rutinore të mundshme.
Luani
Hëna dhe Afërdita shkëlqejnë fort në shenjën tuaj. Kjo bën që të jeni gjithë pasion, joshës dhe me humorin që nuk mungon. Lajme të mira do vijnë.
Virgjëresha
Nëse prisni me padurim përgjgjen e një testi shëndetësor, pune, apo shkolle, mos u mbani në antkh se gjithçka do dalë si jo më mirë.
Peshorja
Ndiheni si të braktisur e të zhgënjyer nga një grup i mirë personash që kanë qenë afër jush. Mos u mërzisni, secili do të marrë hakun.
Akrepi
Planetet me përjashtim të Plutonit janë të gjithë në anën tuaj. Kujdes nga një incident i mundshëm në punë ose gjatë rrugës në trafik.
Shigjetari
Mendoni se jeni të vetmit që dini të dashuroni. Mos u tregoni egoistë ndaj partnerit sepse kur ta kuptoni gabimin mund të jetë shumë vonë.
Bricjapi
Në dashuri kjo periudhë nuk po ecën dhe aq mirë. Grindje të vazhdueshme në çift do të ketë edhe këtë ditë. Shëndeti i mirë.
Ujori
Edhe sot humori do të vazhdojë të jetë i niveleve më të larta. Dita do të kalojë pa ndonjë të veçantë dhe pa shumë lodhje. Shëndeti i mirë.
Peshqit
Yjet janë renditur të gjitha kush e kush t’ju sjellë sa më tepër fat të lindurve të kësaj shenje. Është dita e mirë për të bërë një propozim dashurie.
10 Korrik 2008