E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manzano trajneri i ri i Atletico Madridit

Ish-trajneri i Sevillas, Gregorio Manzano është emëruar trajneri i ri i klubit spanjoll Atletico Madrid.

Trajneri 55-vjeçar ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare për t`u rikthyer për të dytën herë në Vicente Calderon, pasi më herët në sezonin 2003/04 kishte drejtuar klubin vetëm deri në vendin e shtatë në La Liga,

“Klubi Atletico de Madrid ka arritur marrëveshje me Gregorio Manzano për t`u bërë trajneri i ri i Atletico për sezonin 2011/12. Ai formalisht do të prezantohet në ditët në vijim”, shkruhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›