Ronaldo, lamtumirë mes lotëve dhe emocioneve
BRAZIL- Ronaldos i ka munguar vetëm goli në ndeshjen e lamtumirës së tij, atë të luajtur në Sao Paulo përballë Rumanisë. Fenomeni ka veshur për herë të fundit fanelën e ekipit kombëtar, ndërsa ai luajti në 15 minutat e fundit të pjesës së parë. Robinjo e Neimar u përpoqën disa herë ta furnizonin me topa për të shënuar, por “Ronnie” nuk ka arritur ta bëjë këtë. Në fund, Brazili fitoi 1-0 pas golit të Fred, por vëmendja e të gjithëve ka qenë te Ronaldo, një nga sulmuesit më të mirë të të gjithë kohërave dhe autor i 67 golave me Seleçaon. Pas përfundimit të pjesës së parë ai ka bërë xhiron rreth fushës, duke u përshëndetur nga mijëra tifozë në lot, në disa momente prekëse dhe shumë emocionuese. “Më falni, nuk shënova dot”, tha ai në fund të takimit.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)