Maqedonasit ankohen ne OSBE per vendimin e Kushtetueses
Maqedonasit e Shqiperise ankohen te misioni i OSBE-se.
Pozita dhe te drejtat e pjesetareve te pakices maqedonase ne Shqiperi sidomos situata lidhur me arsimimin e femijeve te tyre ne kete vend dhe padrejtesite e pretenduara qe u jane bere atyre gjate regjistrimit te fundit te popullsise dhe me rastin e heqjes nga regjistri civil i termit te kombesise ishin ne qender te takimit dhe te bisedimeve te zhvilluara me kete rast ne Korce mes perfaqesuesve te partise sllave maqedonase Aleanca Maqedonase per Integrimin Europian AMIE dhe misionit te OSBE-se ne Shqiperi. I njohem perfaqesuesit e misionit te OSBE-se me deklaraten qe pergatiti dhe miratoi Keshilli i Komunes se Pustecit Liqenas permes se ciles ne shprehem protesten tone kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise per heqjen e termit te kombesise nga regjistri civil duke kerkuar nderkohe nga shteti shqiptar qe ta rregulloje kete gabim dhe ta ktheje termin e kombesise ne regjistrat e sherbimit te gjendjes civile te Shqiperise si edhe ti njohe edhe zyrtarisht maqedonasit qe jetojne ne zonat e Gores dhe te Gollobordes si edhe ne shume qytete te Shqiperise - citonte dje gazeta e perditshme maqedonase Dnevnik Vasil Sterjovskin te partise AMIE pjesemarres ne takimin e lartpermendur te zhvilluar ne qytetin e Korces. Gjate takimit ne fjale u fol edhe per motin e keq ne Shqiperi dhe pasojat e tij sidomos ne zonat e Gores dhe te Gollobordes qe kane afro nje muaj qe jane mbuluar nga debora nderkohe qe rruget e tyre jane bllokuar shume fshatra kane mbetur pa energji elektrike pa ushqime dhe pa mbrojtje shendetesore perkatese. Kerkuam nga perfaqesuesit e OSBE-se qe te kontaktojne me qeverine shqiptare qe kjo e fundit ne marreveshje me qeverine maqedonase te vere perkohesisht te pakten 10 dite ne funksionim pike-kalimin kufitar Xhepishte-Trebisht prane Dibres me qellim qe banoret maqedonas te fshatrave te Gollobordes te kene mundesi te shkojne ne Diber qe te blejne ushqime dhe te mjekohen. Rruget ne Golloborde kane nje muaj te tere qe nuk i pastron njeri dhe Dibra ne keto kushte eshte qyteti me i afert qe ata kane - vuri ne dukje Sterjovski sipas te cilit perfaqesuesit e misionit te OSBE-se premtuan se do te bisedonin me qeverine shqiptare per ceshtjet e lartpermendura. Ne fund te vitit te kaluar Gjykata Kushtetuese vendosi Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te termit kombesi ne nenet 6/1 8 42/2 germa e dhe te nenit 58 teresisht te ligjit nr.10129 date 11.05.2009 Per gjendjen civile. Gjykata Kushtetuese vlereson se termi per kombesine cenon parimin e sigurise juridike pasi nuk mbron te dhenat personale. Gjykata cmon se rregullimet e ligjit per gjendjen civile objekt shqyrtimi cenojne garancite e nenit 35 te Kushtetutes. Si perfundim ne vijim te arsyetimit te mesiperm Gjykata vlereson se termi kombesi i percaktuar ne nenin 6/1 dhe 8 termi kombesine ne perputhje me kombesine e prinderve i percaktuar ne nenin 42/2 germa e dhe neni 58 i ligjit per gjendjen civile cenojne parimin e sigurise juridike dhe bien ne kundershtim me nenet 20 dhe 35 te Kushtetutes - thuhet ne vendimin e Kushtetueses.