MPJ Rezoluta e OKB-se denon dhunen e Assad-it
Pas Muamar Gadafit Shqiperia rreshtohet edhe kunder Bashar Al Assad-it te Sirise. Permes nje deklarate per shtyp Ministria e Jashtme ka nenvizuar edhe njehere vullnetin e vendit tone per te denuar dhunen e ushtruar nga qeveria siriane ndaj demonstruesve vullnet te cilin e ka shprehur edhe me voten pro rezolutes se fundit te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Qeveria e Republikes se Shqiperise pershendet Rezoluten per Sirine te votuar ne 16 shkurt 2012 ne Asamblene e Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Republika e Shqiperise u rendit ne listen e vendeve bashkesponsorizuese te kesaj rezolute.
Me anen e kesaj rezolute komuniteti nderkombetar denon me force dhunen tashme te perhapur ne tere territorin e Sirise si dhe shtimin e numrit te viktimave te shkaktuara nga regjimi i Bashar Al Assad-it mbi popullsine e pafajshme te vendit te tij - thuhet nder te tjera ne deklaraten per shtyp te Ministrise se Jashtme. Me tej ministria informon opinionin se rezoluta ne fillese eshte nje nisme e vendeve anetare te Liges Arabe cka e fshin cdo mundesi rreshtimi te njeanshem te Shqiperise ne kete zone konflikti.