E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonasit kërkojnë memorial për heroin e vogël shqiptar

Gazeta Shqip

Sinisa Jakov Marusic, BIRN, Shkup

Muhamed Ali Jashari Brave Boy 4x3Një fushatë e lançuar në Facebook po i bën thirrje kandidatëve për Bashkinë e Shkupit të ndërtojnë një memorial për të riun shqiptar që u vra tek sa po mbronte shokun e tij maqedonas nga personat që po e sulmonin.

Mbështetës të fushatës në Facebook po nxisin kandidatët për Bashkinë e Shkupit të premtojnë se para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që priten të mbahen më 7 prill, do të ndërtojnë të paktën një memorial modest për të shënuar heroizmin e 19-vjeçarit Muhamed Ali Jashari.

Ruajtja e kujtimit të aktit të sinqertë të djalit të vrarë, të injoruar nga të gjitha dekoratat e shtetit, do të kontribuojë në unitetin mes të gjithë popujve që jetojnë në Shkup dhe Maqedoni, thuhet në uebfaqen e fushatës.

Do të jetë shembull për fëmijët e tjerë, shembull i një shoku që nuk iu nënshtrua propagandës nacionaliste dhe ndarjeve etnike, thuhet në të.

Jashari vdiq më 8 prill 2011, në oborrin jashtë shkollës së mesme Zdravo Cvetkovski në Shkup, pasi u godit në gjoks nga një nga sulmuesit me të cilët po përleshej.

Sipas raportit të policisë, ndërsa po dilte nga ndërtesa e shkollës, ai pa shokun e tij Darko Jancev tek po sulmohej në oborr nga tre veta dhe nxitoi për ta ndihmuar.

Sulmuesit, njëri prej tyre minoren, vunë poshtë dy adoleshentët, dhe i lanë pa ndenja, thanë dëshmitarët në gjykatën në Shkup gjatë gjyqit që po vazhdon për tre sulmuesit e akuzuar. Jancev mbijetoi, por Jashari vdiq në spital më vonë gjatë ditës.

Vdekja e tij shokoi vendin, por thirrjet fillestare për një tribut për të u harruan shpejt nga autoritetet.

Pasi nisma e re u lançua në Facebook këtë javë, përgjigjet e para nga kandidatët për bashki kanë qenë pozitive.

Nuk jemi të informuar mirë për këtë iniciativë, por në parim nuk kemi asgjë kundër saj… kryebashkiaku do ta shqyrtojë, tha një zyrtar nga selia e zgjedhjeve e kryebashkiakut të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili po kandidon për herë të dytë dhe po udhëheq pas raundit të parë të votimeve. Kundërshtari i Trajanovskit, Jani Makraduli, mirëpriti gjithashtu propozimin.

Njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë për një lloj kujtimi… po pyesim pse kjo nuk është bërë nga autoritetet e qytetit më herët, tha selia e fushatës së Makradulit për Balkan Insight.

Kjo nismë po ndërmerret në një gjendje ku marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, vend ku shqiptarët përbëjnë një çerek të popullsisë prej 2.1 milionë banorësh, janë të brishta.

Toni pajtues është në kontrast të fortë me protestat e dhunshme me karakter etnik që shpërthyen për dy ditë radhazi në Shkup, muajin e shkuar, dhe që ishin të nxitura nga emërimi kontrovers i një ish-guerile shqiptar, Talat Xhaferi, si ministër të Mbrojtjes.

Në protesta kishte kryesisht të rinj, shumica e tyre në dukje minorenë.

Në vitin 2001, Maqedonia pati një konflikt të shkurtër por të ashpër mes forcave qeveritare dhe rebelëve etnikë shqiptarë, që përfundoi në të njëjtin vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha më shumë të drejta shqiptarëve.

Maqedonasit kërkojnë memorial për heroin e vogël shqiptar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›