Sulm me bombë në Afganistan, vriten tre ushtarakë dhe tre civilë të NATO
Tre ushtarë dhe tre punonjës civilë të NATO-s kanë mbetur të vrarë nga një sulm me bombë në Afganistan. Burimet zyrtare të NATO-s bëjnë të ditur se viktimat kanë rënë pre e një sulmi në jug të provincës Zabul. Nuk janë bërë ende të ditur nacionalitetin e të vrarëve, ndërkohë që mësohet se mes viktimave ka qenë dhe një mjek afgan.
NATO-ja është në proces të dorëzimit të operacioneve të sigurisë të forcave afgane, ndësa sot ka mbërritur për një vizitë gjenerali Martin Dempsey. Disa zona tashmë kanë kaluar nën kontrollin e trupave lokale, ndërsa tërheqja e plotë e trupave të huaja luftarake pritet të ndodhë në fund të vitit 2014.
6 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Sulm me bombë në Afganistan, vriten tre ushtarakë dhe tre civilë të NATO burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email