E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonasit kërkojnë në institucione Vdekje për shqiptarët

Me gjithë përpjekjet për të mbuluar së jashtmi urrejtjen e thellë mes grupeve etnike në Maqedoni, me iniciativat për të emërtuar 45 rrugë të Shkupit me emrat e figurave të ndritura të historisë shqiptare apo ngjarje të rëndësishme për kombin, në mure vazhdojnë të shkruhen mbishkrime Vdekje shqiptarëve!. Këto parulla nuk janë vendosur vetëm nëpër muret dosido të ndërtesave të ndryshme, por në disa institucione në Maqedoni, kryesisht gjatë kësaj fundjave. Parulla të tilla raportohet të jenë shkruar në Ministrinë e Shëndetësisë, në një gjimnaz në Çarshinë e Ohrit, por edhe te xhamia në rrugën Marko Nestorovski, një objekt i frekuentuar shumë nga shqiptarët e Maqedonisë të besimit islamik. Policia e Ohrit pohoi se këto incidente janë shtuar, por deklaron se ka nisur hetimet për kapjen e autorëve. Incidentet etnike në Maqedoni gjatë javëve të fundit kanë shkaktuar vdekjen e tre shqiptarëve dhe lëndimin fizik të dhjetëra të tjerëve, nga individë apo grupe nacionaliste maqedonase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›