E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti: Spanja shkaktare e rikthimit të krizës në Eurozonë

Kryeministri italian, Mario Monti, paralajmëroi se Spanja mund të bëhet shkaktare për rikthimin e krizës në Europë, teksa ministrat e eurozonës përgatiten këtë fundjavë për të diskutuar në Kopenhagën situatën financiare të Unionit.

“Nuk duhet shumë për të rikrijuar rrezikun e infektimit”, deklaroi Monti, i cili e këshilloi qeverinë e re të Spanjës që të fokusohet te ulja e shpenzimeve qeveritare.

Sipas kryeministrit italian, “Spanja nuk i ka kushtuar shumë vëmendje shpenzimeve publike”.

Ndërkohë, më 30 mars kryeministri spanjoll Mariano Rahoy pritet të bëjë publike shkurtimin e shpenzimeve në buxhet për 40 miliardë euro, një nga shkurtimet më të mëdha, të cilat kanë si synim rikthimin e stabilitetit financiar në këtë vend të zhytur në krizë ekonomike dhe papunësi të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›