E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet private ne vend, rritje 5.5% deri ne 2015-n

Ecuria e investimeve private ne vendin tone, ka per te qene nje proces i cili do te vijoje me rritje progresive edhe gjate viteve te ardhshme. Nje fakt te tille e pohojne ekspertet e ministrise se Financave, te cilet kane bere edhe parashikimet konkrete rreth tyre per vitet ne vazhdim. Keshtu, ne kuadrin e programit buxhetor afatmesem 2013-2015, ata kane planifikuar qe ky tregues do te shenoje nje rritje maksimale, deri ne nivelin prej 5.5%. Konkretisht, ky dokument percakton qe ne vitin e ardhshem investimet private do te njohin nje rritje prej 5.1%, per te vijuar me nivelin prej 5.7% ne vitin 2014 dhe 5.5% ne vitin 2015. Duke konfirmuar ne kete menyre nje trend te ri pozitiv edhe per periudhen afatmesme ne fjale, ne vijim te asaj qe ky tregues ka konfirmuar deri me tani. Ne kete menyre, ekspertet e Financave paraqiten optimiste, duke konfirmuar se ne vend do te kete shtim investimesh. Konkretisht, ky parashikim pozitiv i tyre bazohet ne permiresimin e ndjeshem te likuiditetit ne sektorin financiar, si dhe trendin rrites ne te ardhmen afatmesme. Por ne te njejten kohe, edhe ne pershpejtimin e rritjes se Prodhimit te Brendshem Bruto gjate vitit 2013, si edhe rritjen e shfrytezimit te kapaciteteve dhe permiresimit te klimes se bizneseve. Gjithashtu, parashikimet e eksperteve te financave jane mbeshtetur edhe ne lidhje me nje permiresim te perspektives makro-ekonomike europiane, kryesisht te partnereve kryesore ekonomike te Shqiperise, qe perbejne nje variabel tjeter te rendesishem per parashikimin e investimeve private. Pa harruar as faktin se ne ecurine e ketij treguesi, kane patjeter ndikim edhe flukset e larta hyrese te investimeve te huaja direkte nga jashte, te cilat parashikohen gjithashtu qe te jene te larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›