E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luzati: Duhen masa urgjente, për mos shkaktuar epidemi

Në kushtet kur vera parashikohet e thatë dhe kur turizmi është prioriteti kryesor, Ministria e Shëndetësisë publikon një raport të frikshëm të nivelit të ndotjes së ujit të pijshëm. Ekspertë të higjenës në këtë ministri thonë se qytetarët konsumojnë ujë të ndotur, ndërkohë që alarmi jepet për qytetin e Vlorës dhe Sarandës ku ujësjellësi nuk ka bërë klorinimin. Arben Luzati, shefi i higjenës në Institutin e Shëndetit Publik bënë publike hartën e ndotjes së ujit.
 

Sipas Luzatit, në Urën Vajgurore ujësjellësi është jashtë funksionit ku banorët konsumojnë ujin jashtë normave. Qyteti i Kuçovës ka patur gjithashtu probleme, ku vetëm dy javë me parë janë bërë ndërhyrjet në tubacionet e ujit të pijshëm. Duke e konsideruar ndotje në përmasa shqetësuese ujin e pijshëm në disa qytete, Luzati thotë se duhen marrë masat nga shoqëritë e ujësjellëse për të mos shkaktuar epidemi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›