E Diel, 1 Nëntor 2026

Tare: Roma ende favorit

Ish-sulmuesi shqiptar dhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se Roma ende ёshtё favorit nё derbin e javës të Serie A, pavarësisht fillimit tё dobët tё sezonit. Roma ka dёshtuar tё arrijё pritjet kёtё sezon, derisa Lazio i ka tejkaluar ato. Biankocelestёt janë 14 pikё mbi rivalin tjetër tё qytetit, para ndeshjes sё tё dielës, por Tare beson se djelshomat e Spalletit sёrish janë favoritё. "Nё letër Roma ende ёshtё favorite. Nё fillim tё sezonit, askush nuk fliste pёr Lazion. Megjithatё tash duhet tё ndjekim atё qё kemi bёrё deri më tani dhe tё vazhdojmë me paraqitje tё mirё tё dielën", ka thënё shqiptari. "Ne përballemi me njё kundërshtar i cili ёshtё shumё i fortё dhe i vështirё pёr tu luftuar. Ne duhet tё jemi tё fokusuar pёr 90 minuta qё tё mund tё marrin njё rezultat tё rёndёishёm nё shtёpi", ka shtuar Tare. Tare u largua nga futbolli nё fund tё sezonit tё kaluar, duke marrё njё rol tjetër nё krah tё trajnerit Delio Rosi, atё tё drejtorit sportiv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›