E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE do të ftojë Obamën

Bruksel -Bashkimi Evropian, (BE) ka planifikuar të ftojë në samitin e 2 Prillit Presidentin e sapozgjedhur amerikan, Barack Obama. Ambasadori çek Milena Vicenova ka deklaruar se gjatë presidencës çeke, do tu kushtohet një vëmendje e veçantë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik midis këtyre vendeve. Pas Francës, presidenca e rradhës do ti kalojë Republikës Çeke. Vicenova tha se ftesa do ti dorëzohet Obamës në samitin e G20-ës që do të zhvillohet gjatë fundjavës së ardhshme. Obama i cili pritet që të marrë detyrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë më 20 Janar, dı të jetë në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të zhvillohet në Strasburg nga data 3 deri më 5 Prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›