E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Fillojnë përgatitjet për hartimin e enciklopedisë së re

Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka nisur përgatitjet e para për hartimin e "Enciklopedisë" së re, e cila edhe mbetet një vepër e mistershme se çfarë do të përmbajë për shqiptarët.
Akademiku Mitko Maxhunkov, i cili pritet të zëvendësojë kryeredaktorin e deritanishëm të enciklopedisë maqedonase, Bllazhe Ristevskin, ka theksuar se "Enciklopedia" e re do të jetë si enciklopedia britanike "Britanica", një vepër bashkëkohore e përpunuar sipas të gjitha standardeve të duhura.
Deri tani nuk janë dhënë sqarime pranë ASHAM se çfarë do të bëhet me "Enciklopedinë Maqedonase" të Ristovskit, e cila ngjalli reagime dhe protesta.
Pas enciklopedisë maqedonase, doli në dritë "Enciklopedia filmike" e botuar nën sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës. Edhe ky 'dokument' injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, si aktorin Bekim Fehmiu, të cilin e quan aktor serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›