Topi siguron Ramën: Të garantoj që do luaj rolin tim!
TIRANË-Presidenti bamir Topij e siguroi sot Kreun e socialisteve Edi Rama se do të vazhdojë të luajë rolin e tij si garant i Kushtetutës dhe i ligjit në funksion të rritjes së standardeve të institucioneve të drejtësisë. Kjo deklarate erdhi pas kerkesave qe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka shprehur sot Presidentit Bamir Topi ne seline presidenciale gjate nje takimi koke me koke. Rama i shprehu shqetësimin e opozitës se vendi ndodhet në një krizë të thellë të demokracisë ku mungon shteti i së drejtës, ku i kërkoi të luajë rolin që i takon.
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka pritur pa pranine e mediave sot në orën 11:00 të paradites kreun e PS, Edi Rama pas një kërkese për takim nga ky i fundit. I sapo dalë nga takimi 30 minutësh, Rama konfirmoi për mediat se u takua me Presidentin për shqetësimet që ka opozita e majtë.
“E kërkova këtë takim me Presidentin e Republikës për të shprehur shqetësimin e thellë të opozitës ne emër të të gjithë popullit opozitar cdo qytetari e qytetareje që kërkon shtet së të drejtës, në kushtet kur shteti i së drejtës ka rënë dhe ku kanë rënë të gjitha garancitë dhe vendi gjendet në një krizë të thellë të demokracisë”, u shpreh Rama për mediat.
Kreu i socialistëve nuk bëri të ditur nëse i kërkoi Presidentit të zgjidhë ngërcin politik ku ëhstë futur vendi, por konfirmoi se I ilustroi presidentit gjithë situtaën kaotike po ndodhet vendi.
“Pa dyshim që ia ilustriva me shembuj dhe fakte konkrete gjithë sapo ndodh, dhe kërkova nga garanti i Kushtetutës që të garantojë liritë dhe të drejtat kushtëtuese duke luajtur rolin e tij”, u shpreh Rama.
Presidenti
Pak minuta pas deklaratës së Presidenti i Republikës, kreu I shtetit ka bërë të ditur rezultatet e takimit. Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se Rama i shprehu Kreut të shtetit shqiptar dhe njëkohësisht Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë shqetësimet rreth gjendjes aktuale të institucioneve të sistemit të drejtësisë si dhe zhvillimeve më të fundit e situatën në vend.
Lidhur me këto shqetësime Presidenti garantoi kreun e PS se do të ndjekë cdo rrugë ligjore në funksion të pavarësisë së institucioneve.
“Pasi dëgjoi qëndrimin e Kryetarit të Partisë Socialiste lidhur më këto çështje, Presidenti i Republikës ripërcaktoi edhe njëherë pozicionin e tij kushtetutes dhe e siguroi zotin Rama se do të vazhdojë të luajë rolin e tij si garant i Kushtetutës dhe i ligjit në funksion të rritjes së standardeve të institucioneve të drejtësisë, profesionalizmit dhe efektshmërisë, ndershmërisë dhe paanësisë së gjyqtarëve, dhe se do të vazhdojë të punojë për konsolidimin e pavarësisë së këtyre institucioneve të shtetit të së drejtës.
Ky takim mes Topit dhe Rames eshte i pari qe pas bojkotit qe PS i ka shpallur Kuvendit. PS ka bojkotuar seancat parlamentare që pas zgjedhjes së deputetëve të rinj nën pretendimin se Kuvendi është ilegjitim, pasi u grabitën votat në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Nën këtë pretendim, PS po vijon një varg protestash në vend, ku më e madhja ishte protesta 3 ditore në Nëntor.
(d.b/BalkanWeb)