Turqi, mbi 19 të vdekur nga shpërthimi në një minierë
Të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi brenda një miniere qymyri në veriperëndim të Turqisë, bëjnë të ditur mediat lokale.
"Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit. Fatkeqësisht të gjithë minatorët kishin humbur jetën'', theksoi ministri turk i Punës, Omer Dinxher.
Shpërthimi ndodhi dje në mbrëmje në minierën pranë qytezës Mustafa Kemal Pasha, pranë Bursës.
Autoritetet thonë se shpërthimi ndodhi pasi minatorët kishin vendosur dinamit në 200 metra thellësi. Ministri shtoi se shpërthimi shembi gjithë galerinë.