E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Fuere: Të investohet në zonat shqiptare

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere i ka bërë thirrje qeverisë maqedonase që të investojë më shumë në zonat me shumicë shqiptare.
Fuere ka tërhequr vëmendjen për largimin masiv të komunitetit shqiptar drejt Perëndimit pas heqjes së regjimit të vizave.
"Rritja e numrit të shtetasve maqedonas që kërkojnë azil në Belgjikë është vërtet shqetësues. Kryeministri belg do të vizitojë së shpejti Maqedoninë për t'u njohur me këtë situatë", ka deklaruar Fuere.
Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshme që të angazhohet më shumë për të parandaluar që agjencitë turistike të mos manipulojnë njerëzit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›