E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiera e aventures se parafundit te Heri Poterit

Premiera e aventures se parafundit te Harri Potterit u shfaq mbreme nderkohe qe dashamiret e Harrit priten 24 deri ne 48 ore per ta pare ate. Dhe ata erdhen nga vende te ndryshme. Ne korrik te vitit te ardhshem pritet te dale ne kinema filmi i fundit rreth Harri Potterit qe pershin nje realizim kinematografik prej rreth 20 oresh ne te cilin admiruesit e filmit shikojne se si Harri rritet para syve te tyre nga nje djale i turpshem 11 vjecar ne nje adoleshent dhe nje i rritur i guximshem dhe fisnik.

Bazuar ne librin e fundit te shkrimtares JK Rowling filmi Harry Potter and the Deathly Hallows eshte pjesa e pare me dy pjese e filmit te fundit te Harrit.

Gjate xhirimit te filmit ndryshe nga te meparshmit aktoret i luajten pjeset e tyre jashte dhe jo ne studio ne zona te ndryshme te Britanise dicka qe i pelqeu aktorit kryesor Daniel Radcliffe i cili luan rolin e Harrit.

Dy muajt e pare te xhirimit u bene jashte dicka kjo e pazakonte per Potterin. Ne filmat e meparshem ne xhiruam gati nje vit ne studio. Kete radhe ne shkuam ne Wales ku u be nje pjese e xhirimit dhe kaluam shume mire.

Vete natyra magjike e filmit ndikon te personazhet kryesore dhe marredheniet mes tyre.

Rupert Grint i cili luan rolin e shokut te Harrit Ron Weasley shpjegon se si personazhi qe ai luan vuan nga dashuria

Ne kete film Roni eshte i zymte ndryshe nga filmat e meparshem. Ai eshte xheloz per Hermion dhe Harrin qe kalojne shume kohe se bashku. Ai eshte ne dashuri me Emmen. Skenat jane te komplikuara ai ka frike dhe ne disa momente zemerohet. Roli i Ronit kete here ishte ndryshe dhe mua me pelqeu mjaft.

Edhe Emma Watsonit i pelqeu qe iu dha rasti te tregonte anen emocionale te personazhit te saj Hermion

Mendoj se pjesa e pare e ketij filmi eshte me e preferuar per mua sepse krijon marredheniet mes ne te treve. Ne kete film personazhet tona zhvillohen dhe me pelqeu ky rol pak i ndryshem nga te meparshmit te Hermionit.

As koha me shi dhe erera te forta nuk i pengoi dashamiret e personazhit Harry Potter qe te mernin pjese mbreme ne premieren e filmit me te fundit me titull Harry Potter and the Deathly Hallows Pjesa e pare. Ata qendruan ne sheshin Lester te Londres 24 deri ne 48 ore per te pare yjet e filmit. Disa te veshur si personazhet e librave mbi te cilet jane bazuar filmat e Harry Potterit e disa te tjere u perpoqen te pasqyronin imazhet e filmave. 26 vjecarit Robert Conner i pelqen shume aktori Rupert Grint i cili luan rolin e shokut te ngushte te Harrit Ron Weasley. Ai ishte nje prej tifozeve te pare qe ngriti tenden e pare ne sheshin Leicester Lester qe te marten mbrema.

Jam nje tifoz i madh i filmave Harry Potter. Ne fakt kam nje tatuazh te Harry Potterit qe ua kam treguar disa prej personazhve te filmit. Me pelqen shume Harry Potter si librat filmat dhe artistet qe luajne rolet ne film.

Dashamire te tjere te Harry Potterit mberriten nga vende me te largeta per te pare premieren. Dora al-Saadi 17 vjec erdhi nga Suedia.

Harry Potter eshte cdo gje per mua. shte pjese e jetes tone dhe ia vlen qe te presim ketu. Te gjithe thone se filmat e Harry Potterit jane pjese e jetes sone thote ajo.

23 vjecarja Sian Dhu ka ardhur nga Australia.

Kemi te bejme me nje fenomen kulturor. Ke pare nje numer filmash te mrekullueshem por fatkeqsisht atyre po u vjen fundi gje kjo e trishtueshme. Do ti themi lamtumire Harrit dhe mendoj se kemi ardhur ketu per te shprehur mirenjohjen tone thote ajo.

Warner Brothers vendosi te realizoje 2 filma ne baze te librit te shtate dhe te fundit te autores J.K. Rowling rreth Harrit dhe aventurave te tij pasi 6 filmat e pare bene fitime qe kapen shifren e 5.4 miliarde dollareve.

Filmi do te dale ne kinema ne Britani dhe ne Shtetet e Bashkuara me 19 nentor. Dashamiret duhet te presin per pjesen e dyte deri ne korrik te vitit te ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›