Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
Beograd - Qëndrimi i Gjermanisë është se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare, është shprehur ambasadori gjerman në Beograd Wolfram Maas.
Ai për shtypin e Beogradit ka siguruar se vendi i tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka sqaruar pozicionin e vet në deklaratën dhënë gjykatës. Në një pyetje hipotetike se nëse gjykata shpreh një mendim tjetër a do ta rishqyrtojë Berlini njohjen e shtetit të Kosovës, ambasadori Maas tha se Gjermania gjithmonë është përpjekur që të bazojë politikën e vet në realitet.
"Meqenëse deri më tash rreth 60 vende e kanë njohur Kosovën, ndërsa pranimin e Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore e kanë miratuar mbi gjysma e vendeve të botës, mendoj se ekzistimi i Kosovës së pavarur është një fakt real", është shprehur ambasadori gjerman në një intervistë për gazetën "Veçernje Novosti".
Duke folur për veprimin e EULEX-it, diplomati gjerman ka vlerësuar se misioni i BE-së "po i zhvillon kapacitetet e veta hap pas hapi" dhe se do të përfitojë besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe do t'i kontribuojë stabilizimit të situatës. Por ai ka shtuar se është e rëndësishme që njerëzit të cilët kanë nevojë për ndihmë, duhet të bashkëpunojnë me ata që duan të ndihmojnë.
I pyetur nëse Komisioni Evropian me rastin e heqjes së vizave qytetarëve të Serbisë do të kërkojë që pasaportat e reja të mos u jepen shqiptarëve, ambasadori gjerman tha se vendimet për liberalizimin e vizave nuk merren vetëm për rajonin në tërësi.
"Kur BE ofron lirimin nga vizat, ajo përcakton se me kënd kjo ka të bëjë, ndaj në bisedimet e KE me qeverinë serbe, të dyja palëve duhet t'u jetë e qartë se ndaj kujt do të zbatohet liberalizimi i vizave", ka thënë diplomati gjerman. (qik/start)