Afganistan, vriten tre punonjës vendas të UNHCR-së
Kabul - Tre punonjës afganë të agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, u vranë sot nga shpërthimi i një bombe. Ngjarja e ndodhur në provincën veriore afgane Jowzjan është konfirmuar edhe nga guvernatori lokal Hashim Zari.
Guvernatori akuzon talebanët për këtë sulm, që pason një seri sulmesh të përgjakshme gjatë muajve të fundit në pjesë të ndryshme të Afganistanit, që deri tani ishin konsideruar si të sigurta krahasuar me pjesën jugore dhe lindore të vendit, ku rebelët janë më aktivë.