E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Gruevski detyrohet për të zgjidhur statusin e veteranëve

Partnerët e koalicionit qeverisës në Maqedoni kanë nisur bisedimet intensive për zgjidhjen e statusit të veteranëve të Ushtrisë çlirimtare Kombëtare.
Mediat shqiptare në Maqedoni citojnë diplomatë perëndimorë, sipas të cilëve, bisedimet intensive po zhvillohen nga funksionarët më të lartë të VMRO-DMNE-së dhe PDI-së. Nga BDI theksojnë se bisedimet po udhëhiqen nga sekretarët gjeneralë, i PDI-së, Abdylaqim Ademi dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Martin Protugjer, dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të dy liderëve të partive të koalicionit.
Pas arritjes së një marrëveshje paraprake, ajo do t'i jepet për shqyrtim Ahmetit dhe Gruevskit, në një takim të tyre të radhës.

Ndërkohë, pranë selisë së VMRO-DPMNE-së nuk japin hollësi për bisedimet. Jozyrtarisht, një nga modelet e zgjidhjes është që ajo të bëhet në kuadër të ligjeve ekzistuese. VMRO-DPMNE nuk pranon që në ligj të figurojë fjalia "zgjidhja e statusit të luftëtarëve të UçK-së, por vetëm zgjidhja e statusit të viktimave të vitit 2001".

Në kuadër të zgjidhjes së statusit të UçK-së, do të ketë zgjidhje edhe për pjesëtarët e shoqatës së mbrojtësve maqedonas të vitit 2001 me emrin "Dinjiteti", edhe pse ata kërkojnë ligj të posaçëm për statusin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›