E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Kosova në samitin e Sarajevës vetëm si e barabartë

"Kosova mund të marrë pjesë në samitin e Sarajevës vetëm si palë e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë", ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni.
Këto komente zoti Hyseni i ka bërë gjatë takimit të sotëm në Bruksel me Komisionerin e BE-së, Stefan Fule.
Në një deklaratë për mediat pas takimit thuhet se "ministri Hyseni ka folur me Komisionerin për Zgjerim Fule për zhvillimet më të fundit rreth Kosovës, duke u ndalur veçanërisht te perspektiva evropiane e Kosovës dhe te aspekte që lidhen me pjesëmarrjen e Kosovës në nisma dhe struktura rajonale".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›