E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, LSDM: Zgjedhjet janë alibi për Gruevskin

MAQEDONI- Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me propozimet e Gruevskit, ose për votimin e raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar ose shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

"Zgjedhjet e parakohshme parlamentare varen nga maxhoranca parlamentare dhe nuk lidhen me raportin për 24 dhjetorin, por për katastrofën ekonomike që e ka sjellur kjo maxhorancë, pamundësinë për realizimin e buxhetit ashtu siç është miratuar, arkën e harxhuar shtetërore, harxhimet e buxhetit, për të cilat LSDM ishte me të drejtë atëkohë kur kishte dorëzuar amendamentet për buxhetin 2013", theksoi zëvendës - kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Sipas asaj, asnjë nga dy opsionet që i ofron Gruevski nuk kanë lidhje me Bashkimin Evropian dhe raportin e tetorit. "Ato janë vetë alibi për kritikat që priten të jenë në raportin evropian për shkak të gjyqësorit partiak, heshtjen e mediave, korrupsionin, keqpërdorimin e parave të buxhetit, etj", theksoi Sheqerinska. Ajo theksoi se opozita maqedonase nuk do të marrë pjesë në zgjedhje kriminale të organizuara nga kjo qeverisje dhe se do të përdoren të gjitha mjetet demokratike për parandalimin e këtyre zgjedhjeve.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›