E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit Prifti: Merak siguria e jetës dhe familjes

TIRANË- Dritan Prifti reagon pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat Prifti sqaron se është njohur me kërkesën sot pasdite por për të ajo është surprizë, pasi sic tha ai nuk mund të filmosh veten duke bërë korrupsion.

"Për mua është surprizë kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i kërkoi Kuvendit autorizim për ndjekjen time penale. U njoha me kërkesën e prokurorisë sot pasdite. Prokuroria dyshon se është bërë korrupsion, pasi ka parë një video të re të regjistruar nga vetë unë, si video e Ilir Metës. Kush e beson që unë do filmoja veten duke bërë korrupsion", -tha Prifti.

Ish-ministri i Energjetikës shpreh ndër të tjera gadishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë me apo pa imunitet, por sipas tij, pas gjithë denoncimeve të bëra nga ai, ka merak për sigurinë e familjes dhe jetës së tij.

"Me imunitet apo pa imuniotet, unë mirëpres bashkëpunimin me Prokurorinë në të ardhmen.Në situatën që po kaloj, pas publikimeve dhe denoncimeve të shkuara, meraku i vetëm që unë kam është siguria e jetës sime dhe familjes",- përfundon Prifti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›