E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi ana e Prokurorisë, video Meta- Prifti

Hetimi për videon e përgjimit Meta - Prifti ka marrë një rrjedhë tjetër mjaft interesante. Ndërsa deri tani ka qenë ish zv/kryeministri Ilir Meta i akuzuar nga Prokuroria, në të njëjtën video ka zbuluar edhe një tjetër material ku sipas saj Dritan Prifti, ish ministri i Ekonomisë ka filmuar veten e tij duke ndarë para me zëvendësin e tij.

Në këtë mënyrë edhe Dritan Prifti tashmë është nën akuzë, në atë të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Por për të arritur në këtë akuzë, Prokurorisë i është dashur një ekspertim mjaft i detejuar i videos. Kanë qenë ekspertët amerikanë të thirrur nga organi i akuzës ata që kanë nxjerrë nga materiali i dorëzuar nga Prifti që edhe ky i fundit ka kryer një vepër penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›