Maqedoni, PDSHkërkon zgjedhjetë parakohshme
TETOVË- Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë kërkoi zgjedhje të parakohshme për daljen nga kriza politike në të cilën, sipas tij, ndodhet Maqedonia me daljen e partive opozitare nga parlamenti i Republikës së Maqedonisë.
"Mendoj se varianti më pak i dhimbshëm, më i qetë dhe më demokratik për dalje nga kjo krizë është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Ne jemi të gatshëm, por kërkojmë ndryshime në Kodin Zgjedhor", deklaroi Thaçi.
Mes të tjerash, ai konsideron se në Maqedoni sistemi gjyqësor dhe administrata është partiake. Në konferencën për shtyp, Thaçi paralajmëroi për nesër një takim me euroambasadorin Ervan Fuere në selinë e partisë së PDSH-së, në Tetovë.
(m.a/mia/BalkanWeb)