Milani, Alegri: Duhen 80 pikë për të fituar titullin
MILANO- Seria A do të startojë të martën me ndeshjen më të rëndësishme të javës së 23-të, atë mes Milanit dhe Lacios. Në “San Siro” do të përballen dy skuadrat që kanë bërë më mirë në fazën e parë edhe pse bardhekaltërit e kanë humbur tashmë vendin e dytë në renditje. “Objektivi ynë është të bëjmë 80 pikë, pra duhet të fitojmë edhe 11 ndeshje, - deklaroi trajneri i Milanit Masimiliano Alegri. – Do përballemi me Lacion, që është duke bërë gjëra shumë të mira dhe ka futbollistë të shkëlqyer. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse jemi në një moment të kampionatit ku është shumë e rëndësishme të mos lëmë pikë rrugës”, shtoi tekniku kuqezi. Milani ndërkohë ka përfunduar tratativat për marrjen e Nikola Legrotaljes, që sot ka qenë nën urdhrat e trajnerit Alegri. “Një futbollist i tillë me eksperiencë na bën punë”, tha ai. Ndaj Lacios, tekniku i Milanit kërkoi një përqendrim maksimal, “sepse ata kanë aftësinë që ta vënë ndeshjen në gjumë”. Përsa i përket formacionit, i sigurt duket vetëm Ibrahimoviç, ndërsa ka një balotazh ndërmjet Kasanos dhe Patos për atë që do të luajë nga minuta e parë. Në lidhje me Ibrën, Alegri pranon se ai është duke zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës.
SERIA A
01.02
Milan-Lacio
02.02
Fiorentina-Xhenoa
Sampdoria-Kaljari
Çezena-Katania
Palermo-Juventus
Parma-Leçe
Roma-Breshia
Kievo-Napoli
03.02
Bari-Inter
RENDITJA
Milan 47
Napoli 43
Lacio 37
Roma 38
Inter 38
Udineze 36
Juventus 35
Palermo 34
Kaljari 29
Sampdoria 27
Kievo 27
Xhenoa 27
Parma 25
Bolonja 25
Fiorentina 25
Katania 22
Leçe 21
Çezena 20
Breshia 18
Bari 14
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
SERIA A
01.02
Milan-Lacio
02.02
Fiorentina-Xhenoa
Sampdoria-Kaljari
Çezena-Katania
Palermo-Juventus
Parma-Leçe
Roma-Breshia
Kievo-Napoli
03.02
Bari-Inter
RENDITJA
Milan 47
Napoli 43
Lacio 37
Roma 38
Inter 38
Udineze 36
Juventus 35
Palermo 34
Kaljari 29
Sampdoria 27
Kievo 27
Xhenoa 27
Parma 25
Bolonja 25
Fiorentina 25
Katania 22
Leçe 21
Çezena 20
Breshia 18
Bari 14
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)