Kujdesi shëndetësor, gjykata hedh poshtë ligjin e Obamës
Një gjykatë në Florida të Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë si antikushtetues ligjin e Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor.
Por administrata Obama ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.
Vendimi vjen një muaj pasi një gjykatë në Virxhinia vendosi se kërkesa e ligjit që njerëzit të blinin sigurimin shëndetësor i kalon kompetencat kushtetuese të qeverisë federale.
Paditës nga 26 shtete të Amerikës kanë ngritur ankesa kundër ligjit të reformës ne shëndetësi ndërsa mbi 20 raste janë ende në pritje.
Expertët thonë se procesi ligjor mund të shkojë deri në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.