Maqedoni, Partitë arrijnë marrëveshjen për zgjedhjet
Zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale të Maqedonisë do të mbahen më 15 mars të vitit 2009. Vendimi u mor pas konsensusit qe arriten 4 partite me te medha parlamentare. Deri më 15 Mars pritet që partitë maqedonase të përfundojnë ndryshimin e kushtetutës dhe ndryshimet në ligjin për zgjedhjet
SHKUP-Drejtuesit e katër partive politike parlamentare në Maqedoni ranë dakord që zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale të mbahen më 15 mars të vitit 2009.
Sic informojnë sot agjencitë e rajonit, deri më 15 Mars pritet që partitë maqedonase të përfundojnë ndryshimin e kushtetutës dhe ndryshimet në ligjin për zgjedhjet.
Kryetarët e VMRO-DPMNE-së, BDI-së LSDM-së dhe PDSH-së pranuan që presidenti i Maqedonisë të zgjidhet me pragun prej 40% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Në këtë takim është pranuar edhe kërkesa e dy subjekteve politike shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së për të anuluar propozimin e VMRO-DPMNE-së që t'i garantohen 10 vende deputetësh bashkësive më të vogla etnike.
(d.b/BalkanWeb)