Maqedoni, Shkupi zyrtar dënon djegien e flamurit në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot në mënyrë më të ashpër dënoi incidentin e djeshëm me djegien e flamurit të Maqedonisë në ndeshjen sportive miqësore në Prishtinë.“Incidentet e këtij karakteri, shoqëruar me parulla me përmbajtje fyese, nuk shkojnë në dobi të marrëdhënieve të mira miqësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Konsiderojmë se autoritetet e Kosovës duhet të marrin sanksione më të ashpra ndaj autorëve të këtij incidenti, si dhe masa të duhura për shmangien e incidenteve eventuale nga karakteri i tillë”, theksohet në deklaratën e MPJ së Maqedonisë. Siç thuhet më tej, kjo Ministri ndërmori edhe aktivitete të duhura diplomatike në drejtim të shmangies së llojit të tillë të incidenteve e që nuk shkojnë në dobi të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.