E Hënë, 2 Nëntor 2026

Olli për situatën në vend: Shumica e akseve kombëtare janë të kalueshme

Ndërprerja e reshjeve të dëborës duket se kanë stabilizuar situatën në veri dhe verilindje të vendit. Pas rreth 15 ditë nën dëborë shumica e akseve rrugore kombëtare janë të kalueshme. Lajmi u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Alfred Olli. Sipas tij të bllokuara mbeten aksi rrugor Kukës – Peshkopi, Qafë Mali – Fierzë, Domaj – Draj Reç ndërsa po punohet për hapjen e tyre. Gjithsesi aksionet e evakuimit të banorëve kanë vijuar sërish ashtu si dhe shpërndarja e ndihmave.

Situata në akset rrugore paraqitet si më poshtë:

Të hapura:

Tiranë – Kukës – Morinë; Bajram Curri – Morinë; Tiranë – Bulqizë – Peshkopi; Tiranë – Shkodër – Muriqan; Tiranë – Shkodër – Han i Hotit; Tiranë – Gjirokastër – Kakavijë; Gjirokastër - Sarandë; Vlorë – Sarandë; Tiranë Elbasan – Qafë Thanë ; Qafë Thanë – Pogradec – Korçë- Kapshtice; Korçë – Ersekë – Leskovik;

Të kalueshme me zinxhirë:

Kukës – Krumë; Kukës Topojan; Bajram Curri – Fierzë; Peshkopi – Qafë Buall; QaFË Bualli – Krastë;

Të bllokuara:

Kukës – Peshkopi, po punohet për hapjen e saj.

Qafë Mali – Fierzë, po punohet për hapjen e saj.

Domaj – Draj Reç, po punohet për hapje në dy drejtime.

Rrugë rurale. Po punohet në të gjitha rrugët rurale për në qendër komune: Qarku Kukës; Lekbibaj, Bytyç , Grykë Çajë Kalis, etj, Qarku Dibër: Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Ostren, Trebisht; qarku Elbasan Lenije, Kukur Poroçan.

Në të gjithë vendin janë 28 komuna të bllokuara. Qarku Shkodër 9, Qarku Kukës 9 , Qarku Dibër 7, Qarku Elbasan 3 ( 2 jane te bllokuara nga reshqitja e rrugëve).

Probleme shëndetsore:

Transport të sëmurësh:

Janë transportuar të sëmurë me helikopter në spitalet rajonale Kukës, Shkodër, Peshkopi si nga komuna Fierz për B. Curri. Komuna Selishtë, spitali Peshkopi; komuna Temal, për në Shkodër.

Shpërndarje medikamentesh: në të gjitha komunat që kanë patur nevojë me helikopter dhe me mjete tokësore.

Shpërndarje ndihmash.

Sipas kërkesave të Prefektëve sot janë shpërndarë ndihma në qarkun Elbasan, Durrës (komuna Cudhi, Krujë), qarku Lezhë, qarku Dibër;

Janë bërë 7 misione nga helikopterët e ushtrisë për shpërndarje ndihmash. Janë dërguar edhe kamionë në rrugë tokësore.

Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me Qendrat e Emergjencave të NATO-s dhe Bashkimit Europian, në Bruksel, duke i dërguara raporte periodike me situatën emergjente që po kalon vendi jonë.

Prej këtyre qendrave janë ofruar mjete për transport nga ajri dhe ditën e hënë mbërrin për ndihmë një helikopter i madh transporti nga Luksemburgu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›