E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Shtatori vendimtar për kontestin e emrit

Njoftimi bëhet i ditur nga burime të larta qeveritare për agjencinë e lajmeve INA, duke paralajmëruar një proces më të intensifikuar për zgjidhjen e kontestit të emrit apo përafrimin e palëve.

“Në shtator pritet që të pasojë propozimi i ri i emrit dhe të lëvizë procesi nga pika e vdekur deri tani gjatë kësaj vere. Presim që të ketë përpjekje pozitive nga të dyja palët për të arritur një kompromis për zgjidhjen e kontestit me Greqinë”, ka deklaruar një zyrtar i lartë i Qeverisë.

Jozyrtarisht gjatë muajit të ardhshëm planifikohet edhe një takim i radhës midis kryeministrave Nikola Gruevski dhe atij grek Jorgos Papandreu. Dy kryeministrat brenda dy muajve të kaluar janë takuar katër herë për të nxitur procesin e zgjidhjes së kontestit.

Zgjidhja e kontestit të emrit kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare para takimit të nivelit të lartë të NATO-s që do të zhvillohet gjatë muajit nëntor në Lisbonë të Portugalisë. Në rast të procesit pozitiv, Maqedonia mund të përfitojë ftesën për anëtarësim dhe të shmangë bllokadën e dytë greke, pas asaj në Samitin e Bukureshtit dy vite më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›