E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specializimet në mjekësi, ulet mesatarja e pranimit

Vendimi është marrë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili ka theksuar se kjo nismë është ndërmarrë për të rritur cilësinë e studentëve.

"Duke qenë se tashmë gara për t'u renditur në listën e fituesve të specializimeve të Mjekësisë zgjerohet, ngaqë për shkak të mesatares numri i pjesëmarrësve do të jetë shumë më i madh, pritet që edhe gara të jetë më e fortë”, thotë rektori Kule.

Sipas tij, “një faktor tjetër, që do të ndikojë në rritjen cilësore të kandidatëve që do të specializohen tashmë në profilet e ndryshme të mjekësisë, është edhe fakti se këtë vit, konkursi do të zhvillohet në rang departamenti, dhe në këtë mënyrë, shefat e shërbimeve do të angazhohen më shumë, pasi do të jenë të lidhur direkt me konkursin e përzgjedhjes së atyre që do t'u kalojnë stafetën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›