E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblim për familjet e komunës Kukur në Elbasan

Me anë të një vendimi, qeveria shqiptare ka vendosur që të japë një fond prej 20 097 000 (njëzet milionë e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekësh për familjet e komunës Kukur. Në bazë të vendimit, ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

“Fondi i dhënë, sipas pikës 1, të këtij vendimi, t’u shpërndahet familjeve, sipas listës me emrat e kryefamiljarëve, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut Elbasan, si dhe komuna Kukur për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimi i djeshëm të qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›