E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Shutanovac bojkoton konferencën, shkak pjesmarrja e Çekut

Ministri serb i mbrojtjes Dragan Shutanovac nuk ka marrë pjesë në samitin e sotëm ministror të vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të SHBA-se me titull "Sfidat e përbashkëta dhe zgjidhjet e bashkuara" që përfundoi në Shkup.

Në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë thanë se Shutanovac nuk ka dhënë sqarime për mospjesëmarrjen e vet në konferencë, e as nuk ka shprehur interesim të caktojë ndonjë tjetër përfaqësues të Ministrisë serbe të Mbrojtjes.
 

Mendohet se shkak për këtë bojkot nga ana e Shutanovacit është pjesëmarrja e ministrit kosovar Agim Çeku, në cilësinë e vëzhguesit.
Çeku ka shprehur keqardhje për mungesën e ministrit serb, duke vlerësuar se nuk është në frymën e bashkëpunimit të mirë rajonal.
Kosova në këtë samit është përfaqësuar pa emër, por vetëm me emrin e ministrit Çeku dhe me flamurin shtetëror.

Ministrat pjesëmarrës kanë nënshkruar edhe një deklaratë të përbashkët me konkluzat që kanë dalë nga konferenca.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›