E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, adoleshentët konsumues droge

SHKUP- Në Maqedoni adoleshentët që i përkasin moshës 14-17-vjecare janë përdorues të lëndëve narkotike, bëri të ditur shoqata joqeveritare "Besimi".

Shoqata "Besimi" bën të ditur se nga viti 2007 e deri tani shumë pak është bërë në raport me trajtimin e njerëzve që përdorin drogën, ndërsa 60 për qind e shfrytëzuesve aspak nuk janë përfshirë në procesin e trajtimit, raporton INA.

Drejtoresha e kësaj organizate, Keti Todorova theksoi se nga 1274 të anketuar, 865 përdorin benzodiazepane, ndërsa 392 trajtim me metadon. Rritje graduale shënon edhe numri i konsumuesve të kokainës. "Institucionet duhet që me seriozitet më të lartë të kuptojnë problemin me lëndët narkotike dhe të miturit. Nuk po bëhet shumë në fushën e luftimit të kësaj dukurie", theksoi Todorova.

Shoqata "Besimi" po zbaton fushatën me moton "Mos u bë indiferent, përfshihu", që do të zgjas deri më 1 dhjetor, kur do të shënohet edhe përvjetori i Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/SIDA.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›