Rusia s’iu jep pasaporta, i fton serbët nga Kosova në Siberi
MOSKË- Rusia ka hedhur poshtë kerkesën e serbëve që jetojnë në territorin e Kosovës, të cilën kanë kërkuar që të jetojnë në Rusi.
Rusia ka shqyrtuar hollësisht kërkesën e serbëve nga Kosova për të marrë shtetësinë ruse, por ajo duhet të respektojë ligjin e vet për shtetësinë, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.
“Ne kemi shqyrtuar hollësisht letrën e tyre. Duhet të veprojmë duke u nisur nga një sërë faktorësh. Në Rusi ekziston ligji për shtetësinë, i cili përcakton procedurën e dhënies së shtetësisë qytetarëve të huaj”, - ka thënë Lavrov.
Në këtë mënyrë ra poshtë kërkesa e mbi 21 mijë serbëve nga Kosova për të marrë shtetësinë ruse, por mbetet oferta që ata të shkojnë për të jetuar në Rusi, më saktë në Siberi, diku mbi 4 mijë kilometra larg Beogradit, raporton Telegraf.
Një ofertë të tillë e ka bërë diplomati rus që e përfaqëson Rusinë në NATO, Dimitrij Rogozin.
(el.me/BalkanWeb)