E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahia: Leka Zogu është mirë, nuk është në gjendje kome

TIRANE - Lajmi u përhap me shpejtësi dhe mori dhenë, por familja mbretërore është tërësisht e qetë për shëndetin aktual të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu. Ky i fundit është çuditur me lajmin e bujshëm duke hedhur poshtë zërat se është në gjendje kome. 

Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, z.Spahia tregon se si po përmirësohet nga dita në ditë Leka Zogu dhe se vet lartmadhëria e tij ka mbetur i çuditur nga lajmi se është në gjendje kome. Sipas Spahisë ai ka pasur një dobësi fizike gjë që e bëri të detyrueshme shtrimin në spital, por duke pohuar se nuk ka probleme serioze me mushkëritë dhe zemrën. 

Spahia thotë se pranë kokës së tij qëndrojnë djali, Princi Leka me të fejuarën e tij si dhe drejtues të PLL-së. Ekrem Spahia bën të ditur se lartmadhëria e tij nuk është çuar me barelë në spital, por është tërësisht i vetëdijshëm. 

“Ju siguroj se gjithë ajo bujë që u bë për shëndetin e mbretit, ishte tërësisht artificiale. Media e teproi pasi ai gëzon shëndet të mirë dhe po merr mjekimin e duhur nën kujdesin e mjekëve. Shëndeti i tij po përmirësohet. Sot ka qenë më mirë se dje dhe është drejt përmirësimit të plotë”- deklaroi Spahia.

(Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kryebashkiaku Basha viziton Leka Zogun në spital

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›