Maqedoni, ambasadori i BE-së Sorensen takohet me Thaçin
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Piter Sorensen.
Temë qendrore e takimit ishin zgjedhjet parlamentare, zhvillimi i procesit zgjedhor, zhbllokimi i proceseve integruese në NATO dhe BE si dhe situata aktuale politike në vend.
Ambasadori Sorensen uroi Kryetarin e PDSH-së për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 dhe u interesua për veprimin politik të PDSH-së në të ardhmen.
Kryetari i PDSH-së shprehu vullnet për të dhënë kontribut në zhbllokimin sa më të shpejt të proceseve integruese si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe problemeve të pazgjidhura në vend.