KFOR-EULEX, stërvitje e përbashkët

KFOR-it dhe EULEX-it, në kuadër të proceseve të vazhdueshme për të bashkërenditur aftësitë e reagimit të koordinuar në trazira civile kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët për kontrollin e situatave te tensionuara.
Stërvitja është mbajtur në Kampin e Vrellës ishte rezultat i një kursi dyditor, në serinë e ushtrimeve “Shpata e Argjendtë”.
Në njoftimin për media, te cilit i referohet RTK, thuhet se të gjitha aktivitetet e KFOR-it janë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, siç është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.