Ahmeti: Anëtarësimi në NATO e BE, prioritet i qeverisë së re

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se angazhimi dhe prioritet i qeverisë së re duhet të jetë anëtarësimi i vendit në strukturat euro-atlantike, zgjidhja e çështjes së emrit, zhvillimi ekonomikë që do të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e standardit të qytetarëve të vendit.
Kryetari i BDI-së theksoi se subjekti që drejton ai do të angazhohet edhe në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse siç, tha ai, është një dokumenti cili vendoi bazat e një shteti shumë etnik dhe hapi rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.
Këto komente ai i bëri pas një takimi me me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Peter Sorensen.
Temë e këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 5 qershorit dhe prioritetet e Maqedonisë pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart procesin zgjedhor duke pohuar se zgjedhjet i plotësuan standardet ndërkombëtare.