Këngë antishqiptare qarkullon nëpër Maqedoni

Një këngë me përmbajtje anti-shqiptare po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe vazhdon të dëgjohet në Maqedoni. Sipas agjensisë së lajmeve Ina kjo këngë ka arritur shifra rekorde të të dëgjuarit në youtube, ndërsa shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit "Teteks" të Tetovës.
Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shëndërruar në lajm senzacional se si po dëgjohet ajo. Kënga i cilëson shqiptarët si kaçakë dhe bisha me dy koka, ndërsa bëhet thirrje për shfarosjen e tyre.
Ndërkohë Ministria e Brendshme deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorit dhe këngëtares për këngën raciste. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj. MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste.
Ja strofat e këngës:
Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe
Po na nxijnë Maqedoninë
As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka
Dënoj Zot, Rrufeja ti vras
Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet