E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni dyshohen 2 raste me grip

Autoritetet e shendetesise se Maqedonise deklarojne se dyshohet per dy raste me gripin e derrave. Sipas zyrtareve nje prej personave qe dyshohet te jete i prekur vinte nga Bullagria, ku ishte dhe student. Ndersa i dyshuari i dyte vinte nga kontinenti i larget i Australise. Ata jane shtruar ne spital dhe aktualisht ndodhen jashte rrezikut per jeten. Por pavaresisht simptomave te njejta me ato te gripit te derrave, priten qe analizat te verifikohen nga Organizata Boterore e Shendetesise dhe me pas te kete nje rezultat perfundimtar. Gripi i derrave vazhdon te shenoje raste te reja edhe ne Serbi. Ku sipas autoriteteve vendase, 3 persona kane rezultuar te infektuar, duke e cuar ne 21 numrin e pergjithshem te te prekurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›