Moskë, Barak Obama takohet sot me Vladimir Putin
Takimi i Obamës me personin që konsiderohet si më i pushtetshmi në Rusi, bëhet në ditën e dytë të vizitës së udhëheqësit amerikan në Moskë.
Presidenti amerikan mësohet se i ka thënë Putinit se ishte “një mundësi e shkëlqyer" për të forcuar marrëdhëniet.
Në ditën e parë të vizitës, Obama dhe presidenti rus Dimitri Medvedev nënshkruan tetë marrëveshje të ndryshme.
Mes tyre ishte dhe një marrëveshje në parim për të negociuar një pakt të ri për kontrollin e çarmatimit, i cili do të zëvendësonte traktatin 18 vjeçar që njihet si START.
Presidenti rus Medvedev tha se dy udhëheqësit ishin angazhuar pa rezerva për të pakësuar arsenalin e armatimit.
Samit 'novator'
Të dy presidentët e kishin bërë të qartë që më herët se dëshironin një përmirësim dramatik në marrëdhëniet mes dy vendeve të tyre.
Korrespondenti i BBC-së në Moskë, Riçard Galpin, thotë se në ditën e parë të këtij samiti novator, duket se ata kanë bërë një hap të rëndësishëm përpara në këtë drejtim.
Një total prej tetë marrëveshjesh të ndryshme u nënshkruan gjatë një ceremonie në një sallë luksoze të Kremlinit.
Më e rëndësishmja është ajo e angazhimit për të zëvendësuar të ashtuquajturin START, Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike të cilit i skadon afati në dhjetor.
Plani është që të bihet dakord për një marrëveshje të re, e cila mund ta pakësojë deri në rreth 1500 për secilin vend, numrin e mbushjeve të dislokuara bërthamore.
Presidenti Medvedev po ashtu ra dakord t'i lejonte amerikanët që të transportonin për në Afganistan armë dhe municione përmes territorit rus.
///BBC/Start///