E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, dyshohet për komplot kundër qeverisë

Autoritetet në Maqedoni pretendojnë se ka patur një komplot të opozitës për të rrëzuar qeverinë. Policia ka deklaruar se do të ngrejë akuza ndaj katër personave, të cilët janë përpjekur të rrëzojnë qeverinë.

Një zyrtar i lartë i qeverisë, i cili në anonimitet ka dhënë informacon për “Reuters”, është shprehur se një nga të dyshuarit është Zoran Zaev, lideri i Social Demokratëve, i cili i ka kundërshtuar deklaratat me anë të komenteve në portalin maqedonas A1on duke thënë se: “Kjo është një përpjekje e qartë nga qeveria për të parandaluar publikimin e krimeve të tyre dhe gjithë të këqiat që kjo qeveri ka bërë”.

Social Demokratët e Zaev janë rivalët kryesorë të partisë konservatore VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski, i cili ka qenë në pushtet që nga mesi i 2006.

Ministri i Brendshëm Kotevski, nuk i ka identifikuar të dyshuarit me emra, por tha se mund të jetë përfshirë një ish-shef i shërbimit të fshehtë, gruaja e tij 40-vjeçare, lidere e një partie politike nga qyteti i Strumicës në Maqedoninë lindore, një përshkrim që i përshtatet Zaev.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›