Maqedoni, gjuha dhe simbolet shqiptare, debat në parlament
SHKUP- Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë shkqëmbyer replika të ashpra përsa i përket propozim-igjeve për përdorimin e gjuhëve dhe simboleve kombëtare të shqiptarëve.
Ndërkohë që përfaqësues të pozitës dhe opozitës në parlament kanë hedhur akuza edhe kundra marrëveshjes së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI për ndryshimet e dy ligjeve.
“Ne si PDSH jemi për përparimin e gjuhës shqipe, por nga ana tjetër jemi kundër që përmes një propozimi të tillë ti hidhet pluhur në sy popullit shqiptar. Ashtu edhe në vitin 2008 u miratua Ligji për gjuhën shqipe, dhe nuk ndodhi asgjë me përparimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe. Ne jemi të bindur se populli shqiptar dhe elektorati ynë nuk i pranon këto ndryshime”, theksoi deputeti i PDSH-së Zijadin Sela.
Deputët e PDSH-së gjithashtu akuzuan edhe deputetët e LSDM-së opozitare lidhur me qëndrimet e tyre kontradiktore ndaj avancimit të çështjes shqiptare.
Grupi parlamentar i LSDM-së kanë akuzuar se me këtë marrëveshje të arritur midis VMRO-DPMNE dhe BDI është bërë shkelje e interesave nacionale të shtetit dhe maqedonasve si dhe shkelje të Kushtetutës.
Ndërkohë deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit nuk është dokument i vulosur që nuk mund të ndryshohet. Ajo theksoi se nuk sheh se me këto ndryshime ku është shkelur Kushtetuta.
Nga ana tjetër deputetët e VMRO-DPMNE kanë drejtuar akuza ndaj LSDM për ndarjen territoriale, humbjen e Strugës, miratimin e Ligjit për simbolet, miratimin e ligjeve të tjera që kanë dëmtuar interesat e shqiptarëve menjëherë pas konfliktit të vitit 2001. VMRO-DPMNE ka theksuar se LSDM gjithnjë ka shkelur të drejtat dhe interesat e popullit maqedonas.
(e.m/ina/BalkanWeb)